minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
“Këto buzë janë vetëm për një grua”, aktori nuk pranon të puthë koleget gjatë xhirimeve - Struga.info


“Këto buzë janë vetëm për një grua”, aktori nuk pranon të puthë koleget gjatë xhirimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Këto buzë janë vetëm për një grua”, aktori nuk pranon të puthë koleget gjatë xhirimeve

Aktori Neal McDonough refuzon të marrë pjesë në ndonjë skenë intime në punën e tij të aktrimit, madje refuzon të puthë. Aktori amerikan thekson se ai refuzon skenat e puthjeve për shkak të bindjeve të tij fetare. Ai është një katolik i devotshëm.

Unë jam shumë fetar. Unë e vendos Zotin dhe familjen në radhë të parë dhe veten time në vend të dytë. Kjo është ajo që unë udhëhiqem”, tha ai.

McDonough dhe gruaja e tij , Ruvé u takuan për herë të parë në xhirimet e Band of Brothers , ku rrugët e tyre u kryqëzuan për herë të parë në vitin 2000. Për McDonough ishte dashuri me shikim të parë. Dyshja u martuan në dhjetor 2003, tre vjet pasi u takuan për herë të parë dhe kanë 5 fëmijë.

Unë nuk do të puth asnjë grua tjetër sepse këto buzë janë vetëm për një grua”, tha ai.

Advertisement

Neal pretendon se puthja e një gruaje tjetër në film do të ishte tradhti për të. Refuzimi për të filmuar skena intime kishte qenë më parë një pengesë për karrierën e tij.

Duke folur për Closer Weekly, ai kujtoi se ishte shkarkuar nga Scoundrels te ABC për shkak të qëndrimit të tij.

“Isha i befasuar dhe ishte një situatë e tmerrshme për mua. Pas kësaj nuk munda të gjeja punë sepse të gjithë mendonin se isha një fanatik fetar”, tha ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy