Krijoi hitin “Mercedesi” emocionon Sami Kallmi: Isha pa shkollë dhe pa përkrahje, ia kam dalë vetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Krijoi hitin “Mercedesi” emocionon Sami Kallmi: Isha pa shkollë dhe pa përkrahje, ia kam dalë vetë

Sami Kallmi, këngëtari i hiteve dhe një zotëri fisnik i cili ndër vite ka pasur një profil modest mbrëmjen e sotme ndodhej në studion e “Vizionit të Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti.

Artisti ka rrëfyer në studio vështirësitë e hapave të parë të karrierës.

Sami Kallmi: Janë 12 albume të rregullta dhe nga të 12-ta albumet të gjitha tekstet i kam bërë vetë. Populli i ka pritur mirë dhe vijon t’i dojë këngët e mia. Problem kam pasur në realizimin e kengëve, nëpër studio, por ia kam dalë vetë. Këngët e mia janë kompozime të miat me muzikë dhe tekst. Ishin kohët e tilla, por edhe ana ekonomike ka qenë. Nëpër studio nuk kisha përkrahje. E mira do ishte të kisha një menaxher.

Pse mungonte përkrahja?

Advertisement

Sami Kallmi: Ishte sistemi. Kur kam filluar unë karrierën kanë qenë këngëtarë të mëdhenj të televizionit dhe ishte e vështirë që të hyjë në treg. Unë ia kam dalë vetë. Me hitet që kam bërë ndihem mirë. Nëpër albumet e mia janë shumë këngë, janë të bukura, por janë piketuar 4-5 këngë. Por ka edhe këngë të tjera më të bukura në albumet e mia.

Ke pasur ndonjë moment që ke menduar se rruga e muzikës nuk është e duhura?

Sami Kallmi: Këngët doja t’i kisha bërë me videoklipe. Kanë qenë audio. Kur më ftonin nëpër dasma njerëzit habiteshin kur më shikonin…kjo për shkak të mungesës së videoklipeve. Vazhdoj edhe tani të kompozoj, ndalesa ime është te tekstet. Dua t’i jap popullit tim një temë. Në këto dy strofa dhe refren duhet të shprehësh të bukurën dhe ta bësh për vete lexuesin.

Nëse do ktheje kohën pas, do kishe bërë të tjera zgjedhje?

Advertisement

Sami Kallmi: Kënaqësia për çdo artist është që t’i realizohen sa më mirë gjërat. Tani çdo këngë që po e bëj i bashkangjis videoklip. Jam duke realizuar dy këngë të bukura, një e kam për Diasporën, do dalë së shpejti.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy