Kur dashuria kalon nga stomaku/ Vojsava Alia tregon se si u njoh për herë të parë me bashkëshortin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur dashuria kalon nga stomaku/ Vojsava Alia tregon se si u njoh për herë të parë me bashkëshortin

Ajo është një nga këngëtaret që mbush sallat sa herë del në skenë. Vojsava Alia, në “Vizioni i Pasdites” ishte jo vetëm, por shoqëruar nga bashkëpunëtori i saj më i ngushtë, krahu i saj i djathtë që është edhe bashkëshorti i saj, Vani Rushiti.

 

Ajo kujtoi kohët e para kur ata të dy janë njohur me njëri-tjetrin dhe shkaku për njohjen përtej shoqërisë u bë një drekë e gatuar nga këngëtarja.

 

Advertisement

“Kur vjen natyrshëm, nuk arrin dot as të kujtosh momentin se kush ndodhi dhe si ndodhi. Unë mbaj mend vetëm një detaj. Vani atëhere jetonte në shtëpi me qera në Gjirokastër, se duke qenë se është nga Tepelena, shkollën e bënim në Gjirokastër.

 

Mblidheshim shepesh grupi organizator is tudentëve që merreshim me koncerte. Duke qenë se Vani i kishte të gjitha kushtet në shtëpi, unë gatuaj një ditë për të gjithë studentët dhe aty filloi. Në ishim mbledhur tek shtëpia e Vanit e po bënim gati skaletën dhe gjërat e nevojshme që na duheshin dhe na mori uria. Unë si një gocë e rritur në fshat dhe që e dashuroj gatimin, vendosa të gatuaj. Në momentin që Vani lëpiu gishtat pasi mbaroj ushqimin aty filloj të më shikonte me një sy tjetër. Dashuria fillon nga stomaku”, tha këngëtarja. 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy