
Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”. Nemo me këngën e tij “The Code” ka arritur t’i fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.
“Shpresoj që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të qëndrojë për paqen dhe dinjitetin për çdo person në botë”, tha Nemo në fjalimin e fitores.
Kroacia, që kryesoi votimin e publikut, doli në vend të dytë. Ndërsa këngëtarja 20-vjeçare e Izraelit u rendit e pesta.
Protesta dhe brohoritje pati ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion, duke kundërshtuar luftën në Rripin e Gazës.
Festivali Europian që u mbajt në Suedi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak edhe të paralajmërimeve për protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit.
5 vendet e para në Eurovizion:
Zvicra: Nemo – The Code
Kroacia: Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim
Ukraina: Alyona Alyona & Jerry Heil – Teresa and Maria
Franca: Slimane – Mon Amour
Izraeli: Eden Golan – Hurricane