Mariza Ikonomi: Kur shoh veten në pasqyrë them “wow çfare krijese të mrekullueshme ke krijuar o Zot!”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mariza Ikonomi: Kur shoh veten në pasqyrë them “wow çfare krijese të mrekullueshme ke krijuar o Zot!”

Edhe pse është larguar nga skena dhe nga Shqipëria, Mariza Ikonomi i mban fansat e saj aktiv nëpërmjet rrjeteve sociale.

Këngëtarja ka ndarë së fundmi një foto të disa viteve më parë, kur shihet në pasqyrë. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mbishkrimi që ka zgjedhur për foton.

“Unë per vete i besoj dashurisë me shikim të parë. Kur pashë veten time për herë të parë në pasqyrë mendova: Wow çfare krijese të mrekullueshme ke krijuar o Zot!”

Advertisement

Kujtojmë se këngëtarja e ëmbël dhe shumë e dashur e publikut shqiptar, Mariza Ikonomi njoftoi në nëntor të vitit që lam pas se është bërë nënë për herë të parë.

Ky lajm erdhi i papritur për të gjithë, pasi Mariza kishte mbajtur për 9 muaj sekret shtatëzëninë.

Por jo vetëm shtatzëninë, kngëtarja nuk na kishte treguar as për partnerin e saj të jetës, që ende vazhdon ta mbajë “sekret”.

Për Marizën nuk ka qenë e vështirë t’i fshihet publikut pasi ajo dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy