Mbetet në burg Anita Syla, tentoi të vriste me pistoletë Vali Corleonen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbetet në burg Anita Syla, tentoi të vriste me pistoletë Vali Corleonen

Gjykata e Gjilanit ka vendosur masën arrest me burg ndaj Anita Sylës, e cila qëlloi me armë Vali Corleonen në banesën ku bashkëjetonin.

 

Togat e zeza caktuan masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurën, e cila u vendos në pranga në ambientet e banesës ku ndodhi ngjarja, pasi Corleone shkoi në spital për të marrë mjekim të speacializuar.

 

Advertisement

Në njoftim thuhet se 22-vjeçarja tentoi ta vraëse teksa çifti po qëndronin në dhomën e ndënjies. Ngjarja ndodhi në prani të personave të tjerë, ndërsa Anita Syla e plagosi të dashurin e saj me plumb në këmbën e djathtë.

 

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se “ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentativë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Advertisement

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy