Mbrëmje me fat në Ferma Vip, dy konkurrentët i shpëtojnë eleminimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbrëmje me fat në Ferma Vip, dy konkurrentët i shpëtojnë eleminimit

“Ferma Vip” në mbrëmjen e shtatë prime mbërtheu vëmendjen e publikut me të gjitha zhvillimet e një jave të ngjeshur, ku kemi parë karaktere që shpërthejnë në rrethana të ndryshme.

Gjithashtu një habitat ideal për ndërtimin e marrëdhënieve të reja, krejt origjinale në llojin e tyre.  Si dhe raporte që ndoshta mund të kenë një të ardhme.

Spektakli i së premtes në ekranin e Vizion Plus përçoi emocione krejtësisht të veçanta me surprizën që Agai i fermës mendoi për njërën nga fermerët.

Çiljeta Xhilaga në njerëzoren e saj ka qenë në vetvete një surprizë për publikun që e ka njohur dhe dashur përmes skenës gjatë karrierës së saj artistike.

Advertisement

Nga ana tjetër, rezultati i televotimit vendosi përballjen në një sfidë kokë më kokë për Niko Komanin dhe Valer Kolnikën, dy personazhet VIP më pak të votuar nga skuadra blu.

Por sërish nuk mundëm të kishim një humbës apo fitues mes të dyve, duke lënë të hapur sfidën e cila do të kryhet në prime-n e së hënës.

Sakaq, në krye të punëve të fermës është zgjedhur Ditea Berisha, me shumicë votash nga vetë fermerët. Kryefermerja do ta ndajë shtëpinë e njishit me të ftuarën e saj, Çiljetën. Ndërsa kjo paradite ka nisur me ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për secilin.

Ethet e eliminimit vazhdojnë dhe për të mos humbur asnjë detaj, ju mund t’i ndiqni Vip-at e fermës 24 orë në 24, në dy kanalet e dedikuar të platformës Tring./Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy