Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve/ Elton Deda ka një ide

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve/ Elton Deda ka një ide

Duke filluar nga kjo e hënë, klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre do të ndalohen me vendim qeverie.

Njoftimi është dhënë nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se prioritet i parë për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Po ashtu, pas orës 20:00 do të ndalohet muzika në të gjitha mjediset e shërbimeve.

Advertisement

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar kantautori i njohur Elton Deda, i cili thotë se do të këndojë live nga ora 8 e mëngjesit deri në 10.

“Në këtë mënyrë shijohet kafja e mëngjesit përsëmbari”, shkruan ai.

Reagimi i Elton Dedës

Sapo mora nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare./VIZION PLUS/

Advertisement

Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve/ Elton Deda ka një ide shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy