Mikesha të ngushta e të pandara, çfarë ndodhi papritur mes Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mikesha të ngushta e të pandara, çfarë ndodhi papritur mes Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit

Aktoret e njohura, Arjola Demiri dhe Adriana matoshi, veç se kolege janë cilësuar gjithmonë si mikesha të ngushta. Vajzat kanë qenë gjithmonë të pandara dhe udhëtimet me njëra-tjetrën ishin një rutinë për të dya.

Por kujtimet nga këto udhëtime nuk figurojnë më në profilin e Instagramit të tyre. Prej kohësh, Arjola dhe Adriana nuk kanë asnjë postim me njëra-tjetrën.

Madje në ditët më të vështira të Adriana Matoshit pak javë më parë, mungoi një postim publikisht nga Arjola Demiri, kur gjithë Shqipëria e Kosova po tregonin mbështetje në betejën e aktores me tumorin për herë të tretë.

Gjithë këto dyshime për një krisje në miqësinë e tyre duket sikur i konfirmon një InstaStory i Adriana Matoshit.

Advertisement

“Shumica e armiqve që keni janë njerëz që dikur i keni ndihmuar në jetë. Xhelozia vllaçko, lakmia e kto tjerat”, shkruan Adriana Matoshi.

Arjola ka treguar se e ka njohur Adrianën në periudhën më të vështirë të jetës së saj, si emocionalisht ashu edhe ekonomikisht. Adriana i ka hapur derën e shtëpisë dhe është bërë mbështetja më e madhe për aktoren në hapat e saj të parë të karrierës në Kosovë.

Prandaj duket se postimi i Adrianës lidhet drejtëpërdrejtë me aktoren. Gjithsesi një reagim nga mikeshat do sqaronte gjithçka./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy