Moderatorja sportive flet pa “dorashka”, zbulon çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Moderatorja sportive flet pa “dorashka”, zbulon çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti (FOTO)

Moderatorja sportive flet pa “dorashka”, zbulon çfarë ndërhyrje do të bëjë së shpejti (FOTO)Moderatorja e njohur e sportit, Lei Kraja, prej disa kohësh është kthyer në një nga femrat më të komentuara të showbiz-it shqiptar.

Ajo herë pas here akuzohet nga fansat e saj të shumtë se ka bërë operacione plastike.

Një ditë më parë, ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka folur pikërisht për këto fjalë që qarkullojnë për të, duke sqaruar një herë e mirë shikuesit.

Lei i ka mohuar këto zëra duke u shprehur se për momentin nuk ka bërë asnjë ndërhyrje, ndërsa shtoi se dëshiron të ndryshojë pjesën e syve, pra ta bëjë më të tërhequr.

Advertisement

“Gjithmonë e kam shprehur atë gjë që dua të bëj dhe është tërheqja e syrit. Kur kam qenë e vogël, gjithmonë i tërhiqja sytë me llastik dhe tani më kanë rënë dhe më thonin që ‘kujdes se do të bien’ dhe tani që më kanë rënë pak, atë dua të bëj, edhe e kam thënë haptazi që do ta bëj”, është shprehur Lei Kraja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy