Momente paniku për Xhesika Berberin, modelja fshihet në dollap pasi dikush sulmoi me armë ndërtesën ku banon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Momente paniku për Xhesika Berberin, modelja fshihet në dollap pasi dikush sulmoi me armë ndërtesën ku banon

Jeta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është aq e thjeshtë sa mund të mendoni dhe sulmet me armë janë një nga problemet më të mëdha të këtij vendi. Përmes një videoje të publikuar në Instagram, modelja Xhesika Berberi ka treguar se dikush ka sulmuar me armë ndërtesën ku ajo jeton. Modeles shqiptare e cila prej kohësh jeton në New York, SHBA ka ndarë me fansat momentet kur gjatë sulmit ajo gjendej në shtëpi, duke gjetur mënyrën si të fshihej nga sulmuesi.

 

Në imazhet e publikuara modelja e frikësuar ndodhet në dollapin e rrobave ku thotë se ishte fshehur, pasi deri në ato momente që fliste agresori ndodhej akoma në ndërtesë. Më pas, Xhesika qetësoi fansat duke shkruar se tani është e sigurt dhe se policia e kishte nxjerrë nga ndërtesa.

 

Advertisement

Në fund modelja falenderoi të gjithë fansat që u shqetësuan për të./Living/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy