“Mos e bofshi pikën e hajrit…”/ Përse “shpërtheu” Landi Hysi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mos e bofshi pikën e hajrit…”/ Përse “shpërtheu” Landi Hysi

Këngëtari Landi Hysi, pjesëtar i grupit “West Side Family”, si shumë të tjerë po kalon pushimet në bregdetin e jugut, por është revoltuar nga disa njerëz të papërgjegjshëm që lënë mbeturina vend e pa vend.

Në revoltën e tij, ai thotë se ne nuk bëhemi më si vend.

Këngëtari ka postuar disa video në Facebook, duke reaguar ashpër ndaj disa njerëzve që kanë festuar në jug e i kanë lënë mbeturinat në bregdet.

“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa”, thotë ai teksa tregon me gisht edhe vendin e mbeturinave.

Advertisement

“Shqipëria është një vend i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”- shprehet ndër të tjera Landi Hysi.

“Mos e bofshi pikën e hajrit…”/ Përse “shpërtheu” Landi Hysi shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy