Mozzik-ut i vjedhin banesën/ I marrin 100 mijë euro, 16 armë dhe bizhuteri, reperi: Dëmi ka qenë i madh! Më marshin të ligat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mozzik-ut i vjedhin banesën/ I marrin 100 mijë euro, 16 armë dhe bizhuteri, reperi: Dëmi ka qenë i madh! Më marshin të ligat

Banesa e reperit të njohur Mozzik ka rënë pre e grabitjes rreth dy ditë më parë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi, i cili në një postim në rrjetin social ka treguar se dëmi ka qenë shumë i madh.

 

Advertisement

Ai shkruan se grabitësit i kanë marrë në kasafortë 100 mijë euro,16 armë që i kishte me leje dhe disa sende me vlerë, kryesisht aksesorë floriri.

 

Mozzik ndër të tjera falenderon policinë e Kosovës për gatishmërinë, teksa pret që kjo grabitje të zbardhet dhe autorët të arrestohen.

 

Advertisement

Reagimi i plotë i Mozzik:

 

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave (hajduqëve)

 

Advertisement

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k (njëqindmijë euro cash) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite. Nuk paskan lënë orë, unaza, zingjira, ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura. Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë. Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

 

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr (camera) Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet.

 

Advertisement

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore, Ministria e Financave (nëse vec iu intereson mediave)

 

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot.

 

Advertisement

Shnet Paçi !’.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy