Ndahet nga jeta aktorja e famshme italiane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta aktorja e famshme italiane

Aktorja italiane dhe tekstshkruesja, Daria Nicolodo ka humbur jetën në moshën 70-vjeçare.

Vajza e saj, Asia Argenton konfirmoi lajmin e trishtë përmes një postimi në “Instagram”, teksa shkruan: “ U prehsh në paqe nënë e dashur. Tani mund të fluturosh e lire me shpirtin tënd të madh dhe nuk ke pse të vuash më. Ndiej sikur kamë humbur pikën time të vërtetë të referencës. Unë do të përpiqem të vazhdoj për nipërit dhe mbesat tuaja të dashura dhe veçanërisht për ty që kurrë nuk do të doje të më shihje të pikëlluar.”

“Unë jam afër të gjithë atyre që e kanë njohur dhe dashur. Unë do të jem gjithmonë Azia jote, Daria”, shtoi ajo.

Daria ka lindur në Firence në vitin 1950 dhe karriera e saj shtrihet në dekada.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy