Nëse nuk shkoni në protestë te sheshi për të miturën e përdhunuar, Oriola Marashi “kërcënon” se do të… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nëse nuk shkoni në protestë te sheshi për të miturën e përdhunuar, Oriola Marashi “kërcënon” se do të… (FOTO)

Ditën e nesërme në orën 16:00 n00 në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet një marshim paqësor në shenjë proteste për ato vajza të reja që kanë humbur fëmijërinë si pasojë e abuzimeve seksuale apo dhunimeve fizike.

Kjo thirrje po bën xhiron në rrjetet sociale, ku edhe shumë të famshëm kanë reaguar për t’u bërë të gjithë së bashku më datë 4.

Një ndër to është edhe Oriola Marashi e cila gjithashtu ka bërë edhe një paralajmërim. Ajo shprehet se të gjithë ata që nuk do të ngrihen në shesh për të drejtat e popullit të tyre se do të merret personalisht me ta.

Bukuroshja e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe kërkon që kushdo ta marrë në këtë mënyrë.

Advertisement

“Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!”- shkruan ajo.

Kjo protestë paqësore do të mbahet duke marrë shkas nga ngjarja e bujshme që tronditi vendin këto ditë, pasi një roje shkolle abuzonte seksualisht prej 3 vitesh me një 15-vjeçare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy