
Nga arena e Fermës VIP, mbrëmja premierë e së hënës, përcolli shumë emocione pozitive, perjetime artistike, por edhe shfaqje të mirëfilltë televizive.
Megjithatë, në Fermën VIP, tashmë kanë filluar të ngrenë kokë edhe pikëpyetjet e para të një eksperimenti social që premton të provokojë karakterin e protagonistëve.
Fryma e grupit, shpirti i garës, rrengjet e Agait dhe reagimet spontane të vetë fermerëve, nuk kanë munguar edhe mbrëmjen e së hënës. Cila është sprova që do të ndajë lojën e ku do të bazohet strategjia e gjithësecilit gjatë ditëve në vijim?
Dhe më pas një sfidë që jo vetëm çon humbësit në gjykimin e drejtpërdrejtë të publikut, por i bën ata të mendojnë mirë, se konkurimi ka filluar.
Po cili do të jetë i preferuari në televotimin e parë dhe cfare përfitimesh do të ketë?
Nga ana tjetër, çka pritet me interes, është edhe efekti që do të shkaktojë kurthi i ngritur ndaj konkurrentëve.
Një spektakël dinamik, i mbështetur fort tek cilësia, ka krijuar tashmë edhe dilemat e para për publikun, pëlqimet, apo preferencat.
Përtej sfidave dhe diskutimeve, mbrëmja e së hënës në Fermën VIP, u përcoll edhe me emocione të forta.
Por gjithashtu konkurentët nuk e fshehën të vërtetën mbi jetën në fshat pavarësisht energjisë së mirë që kanë transmetuar gjatë këtyre ditëve.
Ndërkohë sabotuesja e Fermës, ka qënë e vendosur të vazhdojë misionin e saj. Deri më tani Elsa Lila ia ka dalë të mos zbulohet por ka zgjedhur një bashkëpunëtor.
Edhe pse sipas saj kanë nisur dyshimet e para.
24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në cilësi absolute në dy kanale të dedikuara të platformës Tring. /vizionplus.tv