Një nuse ekstravagante si Rezarta Shkurta, këngëtarja publikon fotot nga dasma

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një nuse ekstravagante si Rezarta Shkurta, këngëtarja publikon fotot nga dasma

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha i thanë “Po” njëri-tjetrit më 12 korrik. Zyrtarisht, sigurisht, sepse ata ia kanë thënë “Po-në” njëri-tjetrit shumë vite më parë.

Rezarta publikoi disa pamje nga ceremonia dje, por vetëm pak minuta më parë ka zbuluar fotot me fustanin e bardhë. Ajo ka zgjedhur një fustan stil princeshe, saten, me një të çarë të madhe te këmba dhe një vello të shkurtër. Flokët, Rezarta i ka mbajtur lëshuar, me onde, ndërsa me grimin ka guxuar me një buzëkuq të kuq.

Advertisement
View this post on Instagram

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta)

Fotot, këngëtarja e ka shoqëruar me një dedikim për bashkëshortin, ku shkruan:

Advertisement

“Ma kujtojnë të afërmit se sa vite jemi së bashku, sepse mua më duket sikur të dashuroj nga dje, aq e pangopur jam me ty… T’i dua aq shumë dhe ato 3 thinjat e reja që të kanë dalë, edhe ato pak flokë që po të bien dhe t’i i ke aq problem! Unë t’i dua… Të dua dhe kur më nevrikos… Edhe kur ankohesh për vonesat e mia. Të dua për babin që je me princeshën e shtëpisë sonë…”/Living

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy