“Nuk shkoj të fle pa i kontrolluar…”, Almeda zbulon fobitë dhe fiksimet e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndërkohë që pret të bëhet nënë për herë të dytë, Almeda Abazi herë pas here ndan kuriozitet nga jeta e saj në kanalin e vet të YouTube. Me videon më të fundit Almeda na ka zbuluar fobitë e saj, hobit dhe fakte interesante që nuk i dinim për të. Ajo është shprehur se pas orës 12 e ka zakon ta kapë e qeshura, edhe nëse nuk ka pirë.

Gjithashtu ajo ka zbuluar se ka një fiksim shumë të çuditshëm (dhe jo vetëm ajo) që të kontrollojë të gjithë shtëpinë para se të flejë gjumë.

Advertisement

“Jam e fiksuar pas kontrollit. Përpara se të shtrihem për të fjetur duhet të kontrolloj të gjithë shtëpinë, se mos nuk kam hequr ndonjë prizë, a janë të gjitha dritat fikur, a kam mbyllur dyert. Kemi shtëpi katër katëshe dhe është pak e vështirë, por nuk mund të fle po nuk kontrollova”, ka zbuluar ajo, teksa ka shtuar se Tolgahan ka lënë disa herë çajin në zjarr dhe për këtë arsye është bërë kaq e fiksuar.

Ajo ka zbuluar se është kalustrofobike, pra ka shumë frikë nga hapësirat e mbyllura e vendet e ngushta./ Living

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy