Opinioniste e Ferma VIP, Sonila Meço tregon kritikën epike që i bëri e bija: E di që ka të drejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Opinioniste e Ferma VIP, Sonila Meço tregon kritikën epike që i bëri e bija: E di që ka të drejtë

Opinionistja e “Ferma VIP”, Sonila Meço ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Living Room” me moderatoren Brunilda Lahe. Sonila tregoi se ftesa për tek Ferma VIP i erdhi nga producentja Holta Dulaku, me të cilën ka edhe miqësi.

“Me Holtën gjithmon kemi ruajtur një marrëdhënie shumë të mirë. Ne vazhduam ta ruanim miqësinë dhe unë e kam ndjekur Holtën në rrugëtimin e saj si producente televizive. Ka bërë produksione shumë të mira, përpos miqësisë e cila mbeti e paprekur. Dhe kur Olta më mori për të më treguar isha pak në mëdyshje sepse normal kam emisionin tim, vajza është rritur tashmë dhe po i afrohet adoleshences, pridërit janë në një moshë që kanë nevojë për kujdesin dhe vëmendjen time por që Holtës nuk mund ti thoja jo sespe i besoj instiktit të saj dhe sa herë ajo ka hyrë në treg i ka sjell produksionet e para”, tha Sonila.
Pasi bëri nga një koment për çdo fermer, Sonila tregoi edhe komentin e vajzës për mamin si opinioniste.

“Amarisi tha: Mami të lutem mos i vendos shumë duart përpara fytyrës, je për të dhënë opinion mos u përfshi shumë. Kur më flet kështu i them je akoma e vogël per këtë gjë por që thell brenda vetes time e di mirë që ka të drejtë”, tha Sonila Meço.

Opinionistja ka treguar më tepër për marrëdhënien me vajzën e saj Amaris në bisedë me moderatoren.

Advertisement

Bruna: Amarisin e ke si një shoqe tashmë ajo është një vajzë që po rritet është në para adoleshencë e cila është shumë e ndryshme nga e jona apo jo?

Sonila: Po po patjetër është shumë ndryshe nga ne, është një brez në te cilin po përpiqem të njoh edhe unë amarisin dhe nëpërmjet Amarisit të njoh veten. Ndonjeherë më duket vetja parahistorike ndonjeherë me duket modern sepse ky bres ka shumë oshilacione.

Bruna: Ndonjëherë të befason me shijet e saj muzikore ka përshtypjen apo jo?

Sonila: Aty më ngordh dhe batuta që përdor është: Mami ke një mungesë të theksuar culture muzikore. Amarisi është shumë e dashuruar me muzikëndhe momentalisht jemi në fazën e rrokut.

Advertisement

Bruna: A ke nje merak që ndoshta nuk ke mundësi të jeshë aq sa do të dëshirojë të ishe pranë saj?

Sonila: Patjetër! Unë nuk ngopem dot me Amarisin dhe në fakt çdo nënë ashtu thotë për fëmijën e saj por unë edhe kur kam pak kohë vetem per vetem time më merr malli shumë për Amarisin.

Bruna: E merr me vete nëpër udhëtime apo jo?

Sonila: Amarisi I ka passion shumë udhëtimet madje me tepër se unë. Shpesh herë unë jam përtacja jurse ajo është personi që merr iniciativën. Dhe I uroj gjithmon “Shëndet dhe Mbetsh Kureshtare”

Advertisement

Bruna: Çfarë të ka thënë ose ka bërë që të ka befasuar?

Sonila: Nuk ka mrekulli më të madhe kur fëmija te thotë jam krenare për ty. Amarisi nuk komplimenton shpesh por kur e bën e bën në mënyrën më të bukur.

Bruna: Për çfarë flisni më shumë ju të dyja?

Sonila: Për shumçka. Amarisi ka një inteligjencë emocionale të vetën që më befason dhe I japim njëratjetrës shumë.

Advertisement

Bruna: Të tregon sekrete?

Sonila: Pë tregon deri në një farë mase por kam vënë re që unë nuk jam kureshtare për ti ditur.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy