Oprah Winfrey: Për 25 vjet tallja me peshën time ishte një sport kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Oprah Winfrey: Për 25 vjet tallja me peshën time ishte një sport kombëtar

Oprah Winfrey ka folur për luftën e saj për të humbur kilogramët e tepërt, por edhe për komentet negative që ka marrë për to gjatë gjithë këtyre viteve.

Duke folur në “An Oprah Special: Shame, Blame, and Weight Loss Revolution”, ajo foli për mënyrën se si arriti të humbiste peshë, por edhe pse vendosi ta bënte këtë.

“Më duhet të them se u ndjeva shumë në siklet nga komentet e njerëzve. Për 25 vite tallja me peshën time ishte një sport kombëtar ”, tha ajo në mënyrë karakteristike.

Në përpjekjen e saj për të humbur peshë dhe për të përmirësuar imazhin e saj, ajo shpjegoi se ndoqi shumë mënyra jo të shëndetshme.

Advertisement

“Jam shumë e emocionuar që kam humbur peshën sepse siç e dini kam kaluar shumë vite në gjithë këtë situatë dhe më vinte turp që isha vetvetja. Unë thjesht dua që njerëzit të çlirohen. Ata që vuajnë në këtë vend duhet të kuptojnë se pesha dhe obeziteti nuk kanë faj, nuk është faji i tyre. Është faji i trurit. Pra, pasi ta kuptojnë atë, ata mund të fillojnë të marrin ndihmë për ta menaxhuar atë. Le të ndalojnë së fajësuari për zgjedhjet që bëjnë për shëndetin e tyre”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy