Pas ndarjes nga i dashuri, këngëtarja e famshme ka dashur të vrasë veten: Tani ai është… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas ndarjes nga i dashuri, këngëtarja e famshme ka dashur të vrasë veten: Tani ai është… (FOTO)

Pas ndarjes nga i dashuri, këngëtarja e famshme ka dashur të vrasë veten: Tani ai është… (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, ka zbuluar se ka dashur që të kryejë vetëvrasje pas ndarjes nga Orlando Bloom. Kjo ka ndodhur në vitin 2017 kur vendosnin t’i jepnin fund lidhjes si dhe pas suksesit të dobët të albumit të saj “Witness”.

Çifti u rikthye sërish bashkë dhe 35-vjeçarja është në pritje të ëmbël. Ajo dhe aktori i famshëm do të bëhen shumë shpejt prindër.

Ndërkohë “Daily Mail” shkruan se Katy ka pranuar se kishte kaluar në depresion pas momenteve të ulëta në jetën e saj private dhe atë profesionale.

Advertisement

“Unë kisha dhënë aq shumë, dhe kjo më copëtoi. Unë isha ndarë nga i dashuri, i cili tani është babai i fëmijës tim”, tha ajo. Këngëtarja, e cila është rritur nga prindër pastorë, tregoi se besimi i saj e ndihmoi të shërohej me kalimin e kohës.

“Ishte e rëndësishme për mua që të më thyhej zemra që të mund ta gjeja tërësinë time në një mënyrë krejt tjetër. Mirënjohja është ndoshta gjëja që më shpëtoi jetën, gjeta mënyrat për të qenë mirënjohëse”, tha Perry.

Pas një viti me çështje të shëndetit mendor, 35-vjeçarja tregoi se tani gjërat janë përmirësuar. “Shpresa ka qenë gjithmonë një mundësi për mua, për shkak të marrëdhënies sime me Zotin dhe diçka që është më e madhe se unë”, tha këngëtarja.

Këngëtarja e hitit “Firework” është shumë e lumtur që do të bëhet nënë për herë të parë.

Advertisement

Ky është fëmija i parë për Perry-n dhe i dyti për 43-vjeçarin,, i cili ka dhe një djalë nga martesa me modelen Miranda Kerr.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy