Pas operimit, aktorja e njohur konfirmon lidhjen me kirurgun: Sigurohu të flesh me mjekun bukurosh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas operimit, aktorja e njohur konfirmon lidhjen me kirurgun: Sigurohu të flesh me mjekun bukurosh

U desh të operohej në gju, që aktorja Sofia Vergara të konfirmonte lidhjen e dashurisë për të cilën përflitej që në 2023. Ndonëse çifti nuk kanë folur shumë për lidhjen e tyre publikisht, kjo nuk është hera e parë që Vergara shfaq Saliman në rrjetet e saj sociale.

Aktorja ka postuar një foto të kirurgut ortoped, siç është profesioni i partnerit të saj, nga momenti kur ai i kontrollon këmbën, pas operimit në gju.

“Nëse ndonjëherë bëni një operacion të madh në gju, sigurohuni që të merrni një mjek të bukur që do të flejë me ju atë natë!!!!”, shkroi Vergara ne një foto në Instagram Story të Saliman-it duke mbajtur këmbën e saj të fashuar, së bashku me një emoji duke qeshur.

Advertisement

Marrëdhënia e tyre e përfolur vjen më pak se një vit pasi Vergara u nda nga bashkëshorti i saj prej shtatë vitesh, Joe Manganiello , në korrik 2023. Ylli i “Magic Mike” paraqiti kërkesën për divorc më 19 korrik 2023, duke përmendur “mospërputhje karakteri” si arsye.

Vergara u shpreh e sinqertë për ndarjen e saj me Manganiello në një intervistë të janarit 2024 me gazetën spanjolle El País , duke treguar arsyen e ndarjes së tyre.

“Martesa ime u prish sepse burri im ishte më i ri; ai donte të kishte fëmijë dhe unë nuk doja të isha një nënë e vjetër,” shpjegoi ajo. “Mendoj se nuk është e drejtë me fëmijën. Unë e respektoj këdo që e bën këtë, por kjo nuk është më për mua.”/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy