Pasi i dha fund martesës 10-vjeçare, aktorja e famshme kapet “mat” me të dashurin 4 vite më të vogël (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pasi i dha fund martesës 10-vjeçare, aktorja e famshme kapet “mat” me të dashurin 4 vite më të vogël (FOTO)

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane, Megan Fox, më në fund vendosi që ta bënte publike marrëdhënien me Machine Gun Kelly. Zërat se ata ishin bashkë nisën që kur aktorja u bë pjesë e klipit të 30-vjeçarit.

34-vjeçarja u fotografua të hënën me reperin, teksa kishin dalë për një pije në një bar në Los Angeles.

Ata janë kapur në momentin kur dilnin nga bari të kapur dorë për dore dhe i dhanë njëri-tjetrit edhe një puthje të shpejtë.

Advertisement

Më pas, çifti i njohur u fotografua edhe teksa hipën në automjet e tyre luksoz, Cadillac Eldorado. Shëtitja e tyre romantike erdhi pasi ish-bashkëshorti i Megan, Brian Austin Green u fotografua me bionden simpatike Courtney Stodden të shtunën.

Meghan dhe Brian kanë pasur një martesë 10-vjeçare, dhe aktori e ka konfirmuar ndarjen duke folur në podcast-in e tij ku tha: “Doja që të gjithë ju ta dëgjoni nga unë. Ajo ka qenë gjithmonë e sinqertë me mua. Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë me të. Ne kemi pasur një marrëdhënie të bukur. Do ta dua gjithmonë. Dhe unë e di që edhe ajo gjithmonë do të më dojë mua. Ne kemi ndërtuar një familje vërtet të veçantë”.

Megan dhe Brian kanë qenë të martuar nga viti 2010 dhe kanë 3 djem: Noah, Bodhi, dhe Journey.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy