Për herë të parë, Paris Hilton publikon fotot familjare dhe tregon imazhin e vajzës së saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë, Paris Hilton publikon fotot familjare dhe tregon imazhin e vajzës së saj

Paris Hilton dhe bashkëshorti Carter Reem kanë publikuar fotot e para zyrtare të vajzës së tyre 5 muajshe. Të premten, Hilton postoi fotot e saj të para nga London, së bashku me disa foto familjare me djalin 15-muajsh të çiftit, Phoenix.

“Ju prezantoj me London Marilyn Hilton-Ream. Kam ëndërruar të kem një vajzë me emrin London prej kohësh”, ka shkruar Hilton në postimin në Instagram krahas fotove të dy fëmijëve të saj.

“Jam shumë mirënjohëse që ajo është këtu. Vërtet çmoj çdo moment që kaloj me të,” vazhdoi Hilton. “Së bashku me Phoenix-in, engjëjt e mi të vegjël më kanë treguar një dashuri që as nuk e dija se mund të ishte kaq e thellë para se të bëhesha nëna e tyre”.

Gjithashtu në postimin e saj ajo foli edhe për këngën e saj të re me Sian të quajtur “Fame Won’t Love You”. Hilton dhe Reem njoftuan në nëntor 2023 se ata mirëpritën London nëpërmjet një surrogate.

Advertisement

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy