minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Për herë të parë që nga funerali, partnerja e Liam Payne shfaqet në publik me sytë me lot - Struga.info


Për herë të parë që nga funerali, partnerja e Liam Payne shfaqet në publik me sytë me lot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Për herë të parë që nga funerali, partnerja e Liam Payne shfaqet në publik me sytë me lot

Katie Cassidy , partnerja e Liam Payne , u pa për herë të parë pas funeralit të këngëtarit të One Direction, e prekur dukshëm.

Sipas një raportimi të Daily Mail, modelja 25-vjeçare ishte duke shëtitur në qendër të Londrës dhe vizitoi një kafene. Cassidy kishte veshur një pallto të gjatë, pantallona të gjera dhe flokët i kishte të lidhura në topuz.

Në foto ajo shihet e përlotur teksa shikon celularin.

Paraqitja e Katie Cassidy shënon herën e parë që ajo është parë në publik që nga funerali i të dashurit të saj, i cili u zhvillua më 20 nëntor në Angli.

Advertisement

Liam Payne vdiq më 16 tetor në moshën 31-vjeçare në Buenos Aires, Argjentinë, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë të hotelit të tij. Kreu i autoriteteve kishte deklaruar se këngëtarja ka pësuar “plagosje të rënda” që nuk mund të trajtoheshin kur mbërriti ndihma e parë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy