Princi William iu përgjigjet akuzave të Harry dhe Meghan: Familja Mbretërore s’është raciste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Princi William iu përgjigjet akuzave të Harry dhe Meghan: Familja Mbretërore s’është raciste

Princi William ka thënë se familja mbretërore nuk është raciste.

Ai i ka bërë këto komente pas akuzave nga Duka dhe Dukesha e Sussexit në një intervistë televizive.

Duka i Kembrixhit ka thënë se nuk ka folur ende me vëllain e tij, por do ta bëjë një gjë të tillë.

Meghan dhe Princi Harry kanë thënë se pjesëtarë të familjes mbretërore janë shqetësuar “sa e errët” mund të jetë ngjyra e djalit të tyre.

Advertisement

Pallati Buckingham ka thënë më ditë më parë se “është i shqetësuar” mirëpo këto çështje do të adresohen privatisht.

Përmes një deklarate, Pallati ka thënë se Harry, Meghan dhe Archie do të jenë “gjithëmonë pjesëtarë të dashur të familjes”.

Përgjatë intervistës me Oprah Winfreyn, Meghan ka treguar se ka pasur mendime për vetëvrasje dhe ka kërkuar ndihmë përmes departamentit të pallatit për burime njerëzore, mirëpo i kanë thënë se nuk mund të bëjnë asgjë./ Rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy