Pse nuk e ekspozon asnjëherë në rrjetet sociale vajzën e saj? Soni Malaj tregon arsyen

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Soni Malaj është shumë e kujdesshme në lidhje me ato që ndan në rrjete sociale, sa i përket jetës së saj private, por sonte në “Jonida’s room” ka zbuluar disa detaje ekskluzive.

Një nga çështjet që ajo wshtw shumë e kujdesshme është dhe vajza e saj, e cila megjithëse është shumë e talentuar si në këndim ashtu dhe në kërcim Soni nuk e ekspozon në rrjetet sociale.

“Ana kërcen dhe këndon.Ana përvec se e ka në gen kërcimin dhe këndimin ajo edhe lexon dhe shikon shumë tutoriale të ndryshme në You Tube. Unë jam mundur të mos ndikoj tek pasionet e saj por normalisht  gjithë ditën me mua këndim,në sallë të provave apo kur shkon tek babi i saj i cili nmerret akoma me spektaklet. Domethënë është në një ambient që deri diku është e bombarduar,por po nuk e pate talent apo pasion i bën skip. Ndërsa Ana ka shumë dëshirë të perfeksionojë lëvizjet dhe më thotë kur do shkosh në studio.”

Por, pyetur nga Jonida Maliqi se përse nuk e nxjerr asnjëherë në rrjetet social,  Soni tha se dëshiron ta mbajë larg deri në momentin që ajo do jetë e rritur dhe do vendos vetë.

Advertisement

“Jo kam dashur ta mbaj larg sepse mbase në adoleshencë mund ti ndryshojnë dëshirat. Pastaj duke qënë fëmija e një personazhi publik ajo e ndjen atë shikimin e njërëzve dhe nuk i pëlqen shumë, ndaj dua ta kë të lirë.Megjithatë unë po e përgatis që tani sepse e di që po i afrohet asaj gjëje.”

Ndërsa, si nënë, Soni zbuloi se luan rolin e udhërrëfyeses.

“I lë lirinë asaj që të më shprehet për gjithcka,por unë jam më shumë ajo mamaja udhërrëfyese. E rregullave por jo shumë strikte,të imponuara. Sepse unë jam brenda rregullave,e strukturuar. Mendoj që kjo ka të bëjë edhe me disiplinën sportive sepse duke qënë mama,vajzë më duhet ti kordinoj të gjitha dhe pjesa e sportit ka ndikuar shumë në karakterin tim.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy