“Qofshi krah për njëra-tjetrën”/ Aurela Gaçe poston foton e ëmbël të vajzave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Qofshi krah për njëra-tjetrën”/ Aurela Gaçe poston foton e ëmbël të vajzave

Për këngëtaren Aurela Gaçe, çdo ditë është e rëndësishme pasi ajo ka atë që ka ëndërruar dhe punuar gjithmonë: një familje të bukur, miq të vërtetë dhe fansa që e duan, por data 7 dhjetor është e shenjtë për të. Është dita kur solli në jetë vajzën e saj të dytë, Abigail, e cila dje ka festuar datëlindjen e katërt.

Në këtë ditë speciale, artistja i ka dedikuar vogëlushes urimet dhe fjalët më të ngrohta,por ajo që na tërhoqi vëmendjen, madje nuk e ekzagjerojmë aspak nëse themi që zbukuroi Instagramin, ishte fotoja e dy motrave që shohin njëra-tjetrën.

“E vogla jonë sot bëri 4 vjeç. Dashuria jonë e vogël të duam kaq shumë. Na ke ndriçuar shpirtin, jetën. Motra e madhe të do shumë. Kështu dua t’ju shoh gjithë jetën . Bashkë,duke parë njëra-tjetrën në sy, të jeni krah për njëra-tjetrën . Zot, faleminderit për gjithçka! Abigail #4 vjeç”-shkruan Aurela./ Living

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy