Ricky Martin dhe Jwan Josef i japin fund martesës së tyre 6 vjeçare/ “Ne jemi të bashkuar për këtë kapitull të ri”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ricky Martin dhe Jwan Josef i japin fund martesës së tyre 6 vjeçare/ “Ne jemi të bashkuar për këtë kapitull të ri”

Këngëtari i famshëm Ricky Martin dhe bashkjetuesi i tij Jwan Josef kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre pas gati gjashtë vitesh martesë.  Ka qenë vetë Ricky që e ka bërë të ditur për ndjekësit përmes një postimi në llogarinë e tij Instagram.

 

“Pas një shqyrtimi me kujdes ne kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë me respekt dhe dinjitet ndaj vetes dhe fëmijëve tanë. Do të ruajmë dhe nderojmë atë që kemi përjetuar si çift gjatë këtyre viteve të mrekullueshëm. Ne jemi të bashkuar për të ushqyer këtë kapitull të ri të jetës sonë”, kanë shkruar ata.

 

Advertisement

Dyshja u njoh për herë të parë, përmes instagramit në vitin 2015. Martin si një koleksionist arti, pa punën e Yosef dhe përveç lidhjes artistike, dominoi edhe ajo romantike mes tyre.

 

Këngëtari 58 vjeçar e njoftoi divorcin e tij nga 38 vjeçari Yosef një muaj pasi ai dhe yjet e tjerë latinë Pitbull dhe Enrique Iglesias njoftuan turneun e tyre “Trilogy” në qershor. Artistët solo fitues të çmimeve Grammy dhe Latin Grammy do të shkojnë në 19 qytete në të gjithë Amerikën e Veriut duke filluar nga vjeshta.

 

Advertisement

Ricky Martin së fundmi po pritet me padurim edhe në Tiranë ku do të performojë nën ritmet e muzikës latine, për të gjithë fansat.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy