Rikthehet seriali që theu rekorde, së shpejti sezoni i dytë i “Squid Game”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthehet seriali që theu rekorde, së shpejti sezoni i dytë i “Squid Game”

Cikli i dytë i serialit të njohur “Squid Game” vjen në vitin 2024 dhe Netflix ka publikuar teaser-in e parë. Së bashku me këtë, fansat e serialit hit mund të shohin edhe disa imazhe nga sezoni i dytë.

Sezoni i ri ndjek historinë e Gi-hun, fituesit të lojës Squid, dhe përpjekjen e tij për të ndaluar ata që qëndrojnë pas lojërave. Megjithatë, ka një shtesë të re, një personazh, i cili do të interpretohet nga aktorja e njohur Park Gyu-young.

 

View this post on Instagram

 

Advertisement

A post shared by Netflix US (@netflix)

Krijuesi Dong-hyuk në një intervistë online që bëri me shfaqjen koreane KBS disa muaj më parë tha se ka qenë në kontakt me Netflix edhe për një sezon të tretë.

“Jam në bisedime me Netflix edhe për një sezon të tretë.dhe së shpejti do të arrijmë në një përfundim”, tha ai.

“Squid Game” u shfaq premierë në Netflix në shtator 2021, duke fituar vlerësime si nga shikuesit ashtu edhe nga kritikët, ndërsa fitoi gjashtë çmime Primetime Emmy. /vizionplu.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy