Robbie Williams pretendon se është në “shënjestër” të alienëve: Më duan sepse jam i famshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Robbie Williams pretendon se është në “shënjestër” të alienëve: Më duan sepse jam i famshëm

Robbie Williams beson se alienët e kanë ‘shënjestruar’ për të qenë i dërguari i tyre në Tokë për shkak të famës dhe pamjes së tij të bukur! Këngëtari 50-vjeçar, ka pasur disa kontakte “të ngushta” me jashtëtokësorë, ndërsa ka treguar se dikur ka parë një UFO aq afër tij, sa mund ta godiste me top tenisi.

Në një rast tjetër, kur ai po shkruante këngën “Arizona” për kontaktin me jashtëtokësorët, një “top i artë drite” “vizitoi” studion ndërsa muzika ishte duke u luajtur.

Këngëtari i famshëm është i bindur se alienët vazhdojnë të vijnë tek ai, sepse duan që ai të përdorë statusin e tij si një yll i popit për t’i thënë botës se e vërteta është atje.

Robbie Williams jeton në Beverly Hills me gruan e tij, Ayda Field, dhe katër fëmijët e tyre. Artisti tha se shumicën e takimeve të tij me alienët i kishte në Los Anxhelos dhe ndjen se qyteti amerikan, ku ai ka jetuar për gati 15 vjet – është një magnet për vizitorët nga botët e tjera./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy