Selena Gomez “qorton” veten për gabimet e së shkuarës: Isha në fundin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Selena Gomez “qorton” veten për gabimet e së shkuarës: Isha në fundin tim

Selena Gomez, këngëtarja dhe aktorja 31-vjeçare, mërzitet sa herë mendon për komentet e saj të shkuara në lidhje me trupin e saj dhe shpreh se është sjellë shumë keq me veten.

Ajo ka folur hapur për imazhin e saj trupor për shkak të ndryshimeve që ka përjetuar si rezultat i sëmundjes së lupusit dhe bipolaritetit.Në panelin e SXSW, ajo përmendi dokumentarin e saj “My Mind & Me”, duke thënë se sëmuret kur dëgjon gjërat që ka thënë për veten në të kaluarën.

Duke e pasur parasysh se dokumentari është xhiruar rreth 6 vite më parë, ajo tregon se ka pasur një ndryshim në mendje në lidhje me mendimet e saj të mëparshme.

“Por mendoj se të gjithë mund ta kenë këtë ndjesi. Është e rëndësishme t’i flasësh vetes me mirësi, por besoj se nuk e kisha kuptuar këtë në fillim”, u shpreh ajo.

Advertisement

Selena Gomez u frymëzua të fliste për shëndetin e saj mendor pasi ndjeu se nuk përshtatej në industrinë e argëtimit.

“Kishte njerëz që kujdeseshin për mua më shumë se sa unë kujdesesha për veten time dhe po ashtu ata donin që unë të bëja gjëra që unë nuk ndihesha gati t’i bëja. Isha në fundin tim”, tha ajo”.

Në fund 31-vjeçarja shtoi se nëse dikush nuk është gati të marrë trajtime për shëndetin mendor nuk mund ta detyrosh.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy