
Duket se Shakira ka kaluar kohën e saj të lirë duke “kapur valët e detit” me dy fëmijët e saj, Milan (8vjeç) dhe Sasha (6vjeç). Këngëtarja publikoi disa fotografi të rralla në Instagramin me fëmijët.
“Merreni me mend kë kam sjellë në @wavegarden_official!” tha Shakira në diçiturë, duke iu referuar kompanisë që ofron pishina për të bërë sërf dhe për tu praktikuar.
Në foto, djemtë e Shakirës shihen të veshur me rroba të errëta blu dhe të kuqe dhe ata janë ulur pranë mamit të tyre para një peizazhi të mrekullueshëm kodrinor.
@shakira Advertisement‘In Da Getto’ with my new dancers! @J Balvin
♬ original sound – Shakira
Por kjo nuk ishte fotografia e vetme që ndau këngëtarja. Ajo gjithashtu ndau në llogarinë e saj në isntagram një video me djemtë duke kërcyer
Shakira dhe partneri i saj, futbollisti Gerard Pique mundohen që herë pas herë përveç projekteve të ndajnë me fansat dhe momente nga jeta private dhe familjare./Living