Pas lajmeve të shtatzënisë, Çiljeta poston videon e ëmbël me Alban Hoxhën: Se e kemi… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pas lajmeve të shtatzënisë, Çiljeta poston videon e ëmbël me Alban Hoxhën: Se e kemi… (FOTO)

Prej disa kohësh ata janë në qendër të vëmendjes për shkak të romancës së tyre. Është fjala për Çiljeta Xhilagën dhe Alban Hoxhën, të cilët vendosën ta bënin publike lidhjen pas një kohe të gjatë që përfliteshin nëpër media për një marrëdhënie të mundshme.

Së fundmi, këngëtarja e njohur ka publikuar një video në “Instagram”, ku tregon se është së bashku me Albanin. “Se e kemi shoferin serioz ne timon🤪 A+Ç=❤❤”, ka shkruar Çiljeta krahas videos, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive për dyshen.

Ndërkohë kujtojmë se para pak ditësh ata u bënë sërish kryefjalë e mediave rozë se dyshja është në pritje të fëmijës së tyre të parë. Por këto spekulime nuk zgjatën shumë pasi ishte vetë këngëtarja e cila përmes një postimi në “Instagram” hodhi poshtë lajmet, duke thënë: “Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë nuk kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do e ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, siç kemi bërë gjithmonë, ju uroj fundjavë të mbarë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy