Shtatzënë me Alban Hoxhën? Çiljeta zbulon të vërtetën, flet për ‘penallti dhe gol’ (FOTOT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtatzënë me Alban Hoxhën? Çiljeta zbulon të vërtetën, flet për ‘penallti dhe gol’ (FOTOT)

Mëngjesin e sotëm në mediat rozë u përhap me shpejtësi lajmi se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha do të bëhen prindër. Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga këngëtarja, e cila ka theksuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se janë vetëm te pika e bardhë e penalltisë.

Duke uruar një fundjavë të bukur, Çiljeta tregon se sapo të mbërrijnë te goli do ta ndajmë lajmin e bukur si gjithmonë.

“Faleminderit që na zgjuat me këtë lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e bardhë e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do ta ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Faleminderit”– shkruan këngëtarja në Instagram.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy