Sherri në familjen Mbretërore, ky është vendimi i parë i gjykatës sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sherri në familjen Mbretërore, ky është vendimi i parë i gjykatës sot

Është mbyllur seanca e parë në gjykatën civile për verifikimin e urdhrit të mbrojtjes së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.

Gjykata vendosi që t’i jepte urdhër mbrojtje për një vit Leka Zogut, ndaj ish-vjehrrit Gjergj Zaharia.

Procesi u shty për në datën 27 mars. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë kërkesa e gjykatës ndaj prokurorisë për të paraqitur aktet e ekspertizës për Elian. Nga ana tjetër, avokati i Leka Zogut i kishte sjellë aktet e ekspetizës për dhunën.

Çifti ndodhet ende në procedura divorci, prandaj çdo lëvizje e tyre shihet me syrin e dyshimit për favorizime në çështje proceduriale.

Advertisement

Pak muaj më parë u tha se divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

Kujtojmë se çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy