Shifra të frikshme për një postim në Instagram, Lura Elezi zbulon sa paguhen Vipat…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifra të frikshme për një postim në Instagram, Lura Elezi zbulon sa paguhen Vipat…

Instagrami është shdërruar në një mjet mjaft fitimprurës për personazhet shqiptare. Por sa fitojnë Vipat tanë për një postim apo story në Instagram? E ftuar në emisionin “ Vizioni i Pasdites” Lura Elezi, Dj dhe realizuese eventesh, ka zbuluar për herë të parë shifrat e frikshmë që marrin personazhet përmes llogarive të tyre në Instagram, të cilat variojnë nga 100 deri në 2000€

“ Nëse do shifra unë po të jap shifra Instagrami. Po flas për Vipa jo këngëtarë, e kështu, Vipa që kanë krijuar një famë si influencers, nuk di as vetë si t’i quaj. Shifrat shkojnë nga 100 euro në 2000 euro për të përmendur dicka në story-t e tyre. Te vlera 2000 € shkon postimi, story-t janë më të lira për shkak që largohen. Po flasim për Vipa shqiptarë nga 100-2000 euro që i di unë të sigurta,” – u shpreh Lura.

Lura shkoi edhe më tej duke thumbuar personazhet mbi mënyrën e tyre të të vetëquajturit “VIP”.

“ Bjeri rrotave katër here, bëj zhurmë skandaloze, mos vendos rripin e sigurimit, dil dhe hec me krahë dhe këmbë hapur në rastin e meshkujve dhe të vjen edhe një brryl që pse se njeh ti kush është ky? Më fal nuk më intereson fare se kush është. Për mua nuk është Vip fare. Vip është dikush që ka disa cilësi që ti i adhuron, që ti mund të mësosh prej tyre dhe të bëjnë një ndryshim pozitiv në botë. Ti apo kushëriri yt ka kaluar një thes me drogë matanë detit për mua nuk është cilësi,” përfundoi Lura.

Advertisement

Shifra të frikshme për një postim në Instagram, Lura Elezi zbulon sa paguhen Vipat… shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy