Shifrat janë shumë të larta, ja sa para mund të humbasin këngëtarët shqiptarë si pasojë e koronavirusit (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifrat janë shumë të larta, ja sa para mund të humbasin këngëtarët shqiptarë si pasojë e koronavirusit (FOTO)

Përveç krizës shëndetësore, pandemia koronavirus ka shkaktuar pasoja të shumta ekonomike

E gjithë bota duket se tashmë është gjunjëzuar, teksa kriza ekonomike pritet të ketë impakt të thellë për disa vite.

Në mes të sektorëve të prekura nga Covid-19 është edhe muzika, pasi për shkak të parandalimit të përhapjes së virusit prej muajsh janë anuluar koncertet, mbrëmjet e ndryshme muzikore, dasmat e të gjitha festat e tjera.

Advertisement

Të gjitha këto përkthehen padyshim në humbje për këngëtarët.

Ndonëse clubet tashmë janë hapur dhe jeta e natës ka rinisur, duket se rritja e shifrave të rasteve të reja e ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim.

Madje disa koncerte të planifikuara për në fundjavë janë anuluar, mes të cilëve edhe ai i Ledrit.

Por cili është impakti ekonomik për secilin prej tyre nëse përkeqësimi i situatës nga Covid-19 do anulonte koncertet edhe për muajit e verës?

Advertisement

Ndonëse pagesat që marrin zakonisht artistët nuk janë transparente, “Gazeta Express” ka bërë disa kalkulime mbi ato që thuhen nga sezoni në sezon.

Me çmime për dasma e mbrëmje muzikore nga 4,000 deri 5,000 euro, humbjet potenciale përllogariten në rreth 350,000 euro për disa nga emrat më të njohur të muzikës popullore e folklorike si Sinan Vllasaliu, Ramadan Krasniqi, Labinot Tahiri, etj.

Ndonëse transparenca për shifra të sakta mungon, kjo është një pasqyrë e përafërt për fitimet në koncerte të cilat këtë vit janë vënë në pikëpyetje duke u varur tërësisht nga trendi i epidemisë që do t’i diktojë edhe masat në fuqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy