Shokon Rudina Dembacaj/ Në dasmën private me Mark Frrokun i ftuar do të jetë dhe…! (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shokon Rudina Dembacaj/ Në dasmën private me Mark Frrokun i ftuar do të jetë dhe…! (FOTO)

Shokon Rudina Dembacaj/ Në dasmën private me Mark Frrokun i ftuar do të jetë dhe…! (FOTO)Prezantuesja Rudina Dembacaj është kthyer në një personazh gjithmonë në qendër të mediave rozë, për shkak edhe të jetës së saj private, sidomos që pas deklarimit të lidhjes me ish-deputetin Mark Frroku, ndërkohë që nuk heziton të shkëmbejë zemra me ish-burrin.

Që në momentin kur ajo pranoi lidhjen e re, çdo hap i Rudinës kthehet në lajm. Së fundmi, prezantuesja e “Mos i fol shoferit” ka publikuar një foto krah partnerit të saj teksa i dhuron një puthje, e veshur me fustan të bardhë dhe mjaft elegante.

“Mark Frroku, djalë me fat!”, shkruan Dembacaj. Ndjekësit kanë filluar menjëherë të komentojnë dhe ka pasur nga ata që kanë menduar se ajo dhe Frroku janë celebruar.

“Urime çifti, u celebruat?”, i shkruan një ndjekëse. “Jo, jo, akoma”, i është përgjigjur Rudina, duke i sqaruar kështu të gjithë. Megjithatë, kjo përgjigje lë të kuptohet se shumë shpejt çifti mund të kurorëzohet në martesë.

Advertisement

Dyshimet se ata mund të jenë celebruar në Gjykatë lindën, pasi ky është seti i parë i fotove ku ata shfaqen si burrë e grua dhe të veshur si për ceremonial. Ndërkohë, miq të tyre të afërt kanë treguar se ky set fotosh artistike do t’i paraprijë ceremonisë së dasmës që ata kanë planifikuar së shpejti, direkt pasi hapja pas pandemisë së koronavirusit të jetë edhe me botën, pra të rinisin fluturimet ajrore.

Aktualisht, Rudina dhe Marku bashkëjetojnë në shtëpinë e tij, bashkë me prindërit e tij dhe katër fëmijët e tyre, tre fëmijët nga martesa e Markut dhe fëmija i Rudinës nga martesa me Aleksandër Varfajn. Bën përshtypje fakti që Rudina ka kohë t’i përgjgjigjet çdo komentuesi, madje edhe njërit që i tha “me fat do jetë burri tjetër pas Markut”, duke i rikujtuar lidhjet e saj të mëparshme e që s’mund të ndalet me kaq, pra s’mund të jetë ish-deputeti i fundit.

Nuk dihet se çfarë qëndrimi mbajti Frroku, kur ajo iu përgjigj: “Po ti qenke alamet ylli”. Ata tashmë e konsiderojnë njëri-tjetrin dhe ortakë në punë, pasi menaxhojnë të dy një restorant në Tiranë. Që nga fillimi i deklarimit të lidhjes, Rudina nuk ka reshtur së rrëfyeri detaje nga lidhja e saj, duke ndarë shpesh momente me Markun, aq sa shumë ndjekës e quajnë të tepërt dhe se ua ka sjellë në majë të hundës me këto postime, a thua sikur vetëm ajo ka një partner.

Para tre muajsh, Rudina foli në ekran për familjen e saj të re, madje nuk hezitoi të jepte detaje shumë personale dhe intime. Ndërsa ishte mbyllur në shtëpi për shkak të koronavirusit, moderatorja bëri një pyetësor me ndjekësit e saj në “Instagram”. Një ndër pyetjet më ngacmuese për Dembacajn ishte se si është partneri i saj i ri, Mark Frroku, në krevat. “Zjarr!”, u përgjigj ajo pa komplekse.

Advertisement

Rudina gjithashtu u pyet për marrëdhënien e Frrokut me ish-bashkëshortin e saj Aleks, duke thënë se shkojnë mirë me njëri-tjetrin për shkak se është vajza, Viktoria, në mes. Por nuk mbetën pas edhe pyetjet kureshtare të fansave nëse do kishte një dasmë të ardhshme. “Të kryejmë një herë këtë hall. Po një valle do ta marr kur të bëhem mbarë”, shkroi Rudina, duke lënë të kuptohej se dasmën e kishin planifikuar pas karantinës.

Pas deklarimit të lidhjes, aktorja e humorit vendosi të jepte intervistën e saj të parë te “Rudina”, ku zbuloi planin e dasmës dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve të tjerë. Po si u njohën?

“Unë dhe Marku bëmë një udhëtim jashtë shtetit dhe e kapa veten duke ulur kokën në aeroport. Pse duhet ta fshihja dashurinë? Ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Ne njihemi prej shumë kohësh, por s’e kishim menduar ndonjëherë se do kishim diçka. Marku ka kaluar një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij, ka humbur bashkëshorten para një viti e gjysmë, ishte periudhë delikate për të. Unë isha single dhe ndodhi që u dashuruam”, u shpreh Rudina Dembacaj. Ajo pohoi se marrëdhënia është zyrtarizuar dhe është bërë familjare, ndërsa më tej zbuloi marrëdhënien me 3 fëmijët e Markut.

“Ata kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do jem ndonjëherë afër nënës, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Kam zgjedhur një rrugë të vështirë, se nuk është e lehtë që fëmijëve që kanë humbur nënën dhe prindërve të tij me zemër të lënduar t’u kthesh buzëqeshjen. Unë e kam bërë! Sa herë u drejtohem fëmijëve të tij, mendoj si do doja që t’i drejtohej dikush fëmijës tim. Ne tashmë jemi një familje”, përfundoi Rudina.

Advertisement

Ndërsa pyetjes nëse do të martoheshin para disa muajsh, ajo iu përgjigj: “Sigurisht që po”. Edhe pyetjes nëse do të ketë fëmijë tjetër me Markun, pra nëse do ta bënte Viktorian me një motër ose vëlla tjetër, Rudia u përgjigj e bindur me “Po”.

Në një moment të intervistës, ajo theksoi faktin se është kokë e këmbë e dashuruar me Mark Frrokun, janë shumë të zënë me biznesin, udhëtojnë shumë dhe se te Marku gjeti karakterin e njëjtë të babait të saj. Që prej momentit kur Rudina e bëri publike lidhjen e saj, nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit në “Instagram”, momente të ndryshme me partnerin e saj, madje dhe mesazhet private me të, ndaj pritet që të njëjtën gjë të bëjë dhe me ceremoninë e dasmës. Flitet se në ceremoni do të jetë i ftuar edhe ish-burri.

Jeta private e Rudina Dembacajt ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohë. Kjo, pasi moderatorja i dha fund martesës së saj të shumëpërfolur me Aleksin dhe u lidh me ish-deputetin Mark Frroku.

Mirëpo, ky vendim i befasishëm nuk u prit mirë nga disa ndjekës të Rudinës, të cilët nuk i kursenin komentet negative për zgjedhjen e saj. Moderatorja pranoi se komentet e ndjekësve në rrjetet sociale e bënë të ndihej keq dhe ishte gati të merrte qetësues, por në fund vendosi vetëm të buzëqeshte, pasi ishte vendimi që kishte marrë vetë.

Advertisement

“U konsumuan ndjenjat dhe vendosëm të divorcoheshim. Më përpara kuptova se kisha rënë unë brenda me të. Nuk e kuptova nga Marku se ai më donte. Ndodhi shumë gradualisht, as vetë nuk e kuptova. I bllokova komentet në ‘Instagram’ sepse nuk isha ndeshur me atë lloj negativiteti.

Ditët e para kisha shumë rrahje zemre, në fund të ditës së dytë mendova të merrja qetësues. Shkova në farmaci të merrja qetësues, sepse gjithë ky negativitet filloi të më shqetësonte shumë. Hapa derën e farmacisë dhe i thashë farmacistes ‘dua një kolinoz’. Thashë vetëm do buzëqesh sepse në fund të fundit, kam bërë atë që dua, punë e madhe se çfarë mendojnë të tjerët”, tha ajo e ftuar në “E Diell”./Panoramaplus

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy