Shoqja aktore e Elias Zaharisë zbulon tradhtinë e Princit: Ti e fale, por…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shoqja aktore e Elias Zaharisë zbulon tradhtinë e Princit: Ti e fale, por…

Mes gjithë zhurmës e situatës së pakëndshme të shkaktuar nga video-skandali, aktorja e njohur Luli Bitri, njëkohësisht shoqja e Elia Zaharisë ka bërë një status të gjatë.

E keqardhur për situatën në të cilën ndodhet shoqja e saj, Luli nuk është rezervuar më dhe ka zbuluar tradhtinë e Princ Lekës.

“Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë.”

Statusi i plotë:

Advertisement

Gjithmonë kam menduar se mes një çifti nuk duhet të futet askush të gjykojë e të fajësojë. Për të njëjtat arsye që ata bëhen bashkë, mundet edhe që të ndahen……!
Por sot e dashura mikja ime Elia, më trishton shumë që ti bëhesh lajm nga vet dora e atij burri, për të cilin ti u kujdese aq shumë të mos e baltosje kur more vesh tradhetinë.
Atij njeriu për të cilin fajesoje veten se mos nuk ke bërë mjaftueshëm për ta bërë të lumtur… që u shty drejt një tjetre.
Atij njeriu për të cilin u ndjeve sikur të kishte vdekur një pjesëtar i familjes kur ai i mungonte netëve kur vajza jote e kërkonte mes ngashërimash..!

Unë nuk kam takuar një grua me këtë tolerancë dhe force për ta edukuar veten me faljen dhe jo me urrejtjen….!
Kemi qënë shumë afër këto kohë dhe kam njohur fisnikërinë tënde për të falur sepse për ty ai është babai i vajzës dhe se nuk ja dëshiron kurrë asgjë të keqe!
Sepse ti je bija e një babai të plagosur e të zhgënjyer e megjithatë ai të emocionon kur e sheh rrugëve të Tiranës duke iu dedikuar mbesës…!
Atij babai- gjyshi qe edhe pse duhet te jetë betuar se nuk do të shkelte më në atë shtëpi, në emër të dashurisë, ka qëndruar pa gjumë me ty dhe me të voglën, ( në vend të të atit) gjithë këto netët e ditët e kësaj javë, kur ti digjeshe nga temperatura në shtëpi…!

Duke ditur gjithë këto dhe duke të njohur mirë, unë të dërgojë një përqafim ty dhe babait tënd, për të cilin ti je krenare!
Për babain tim do e ktheja botën përmbys!
Mjerë kush nuk do i bëjë fëmijët e vet krenarë!

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy