Shuhet aktori Sean Connery, la gjurmë me rolin e agjentit James Bond

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shuhet aktori Sean Connery, la gjurmë me rolin e agjentit James Bond

Aktori i njohur Sean Connery, një nga yjet e kinematografisë botërore, ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

Ai ka lënë gjurmë ndër dekada me rolin e famshëm të James Bond. Aktori skocez realizoi shtatë filma si agjenti 007 duke u bërë një personazh shumë i dashur për publikun.

Karriera e Sean Connery ka qenë mjaft e pasur dhe me shumë filma të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore të kinematografisë.

Skocezi fitoi çmime në gjithë këto vite ku vlen të përmendet një Oskar, dy cmime Bafta dhe tre Golden Globes.

Advertisement

Ndërsa në vitin 2000 ai mori titullin e ”Kalorësit” nga mbretëresha Elisabet e Britanisë.

Ndër filmat e tjerë që patën jehonë ne karrieren e Koner janë “The Hunt for Red October”, “Indiana Jones and the Last Crusade”, “The Rock” e shumë të tjerë.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy