Si asnjëherë më parë, Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve dhe marrëdhënien me babanë (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Si asnjëherë më parë, Xhensila Myrtezaj flet për divorcin e prindërve dhe marrëdhënien me babanë (FOTO)

Ajo është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet apo deklaratat e ndryshme që bën në intervista.

Është fjala për Xhensila Myrtezajn, e cila njihet si një person hermetik kur vjen puna te jeta e saj personale. Deri tani të gjithë e njihni nënën e këngëtares, pasi ajo ka ndarë foto me të në rrjetet sociale si dhe ka folur nëpër intervista.

Por nuk ka bërë kështu në lidhje me babanë. Për herë të parë Xhensila ka postuar një foto të tijën të vjetër në 22 maj të vitit që lamë pas, në të cilën shfaqen e ëma shtatzënë, babai, gjyshja dhe gjyshi.

Advertisement

“Nuk më priste vetëm mami, babi, gjyshja e gjyshi, por edhe Bes Kallaku! Një muaj para ditës së Diellit”, shkruante asokohe Xhensila bashkëngjitur me foton.

Ndërsa e ftuar një ditë më parë në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” , artistja ka folur për herë të parë për të atin.

Njëri prej fëmijëve e ka pyetur se çfarë roli ka patur nëna në jetën e këngëtares, duke qenë se prindërit e saj janë ndarë para shumë viteve dhe ajo është detyruar të rritet pa të atin.

Duke çmuar raportin me të ëmën, për të cilën tregoi se ka qenë edhe nënë, edhe baba për të, Xhensila shtoi se rëndësi ka që secili prej tyre të jetë i lumtur.

Advertisement

Kjo pyetje e ka emocionuar shumë artisten e cila me lot në sy tha se pavarësisht të gjithave të atin e do shumë.

“Mami ka qenë gjithnjë pjesë e jetës sime dhe ka qenë për mua edhe nënë, edhe baba. Gjithsesi për mua rëndësi ka që ata të jenë të lumtur. Padyshim edhe babanë e dua shumë”, u shpreh ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy