Sidorela Gjoni tregon si siguron një intervistë: Përdora foton e profilit në “Whatsapp”… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sidorela Gjoni tregon si siguron një intervistë: Përdora foton e profilit në “Whatsapp”… (FOTO)

Gazetarja Sidorela Gjoni ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. E teksa po flisnin për eksperiencat e tyre në televizion, Sidorela u shpreh se pamja fizike e ka ndihmuar shpeshherë për të siguruar intervista.

Madje gazetarja shtoi se në rrjetin social “WhatsApp”, ajo ka foton e saj dhe para se të realizojë një intervistë me një person, komunikon fillimisht nëpërmjet këtij aplikacioni.

“Në momentin që unë dua të siguroj një intervistë gjithmonë nuk e marr personin në telefon, por i shkruaj në “WhatsApp”, foton e kam që edhe në momentin që ai se ka numrin tim të regjistruar duket dhe të ndihmon normalisht. Në moment që shikon foton të kthen përgjigje dhe dikush ndoshta që në përditshmëri po t’i dilte vetëm numri nuk do të kthente përgjigje. Që do të thotë edhe pamja të ndihmon”, u shpreh Sidorela.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy