Edhe pse është shkëputur përkohësisht nga ekrani për t’iu dedikuar mëmësisë dhe aktiviteteve të tjera, Dojna Mema është një nga personazhet më aktive në rrjete sociale. Së fundmi ajo ka bërë një sqarim mbi deklaratën ku u shpreh: “Unë nuk jam serbe, larg qoftë!”, e cila krijoi shumë diskutime në rrjet.
Përmes disa postimeve në InstaStory shprehet: “Nuk e di pse së fundmi çdo gjë që unë postoj në rrjetet sociale, përbën polemikë për një numër të caktuar (njerëzish). Konkretisht bëra repost një story ku ishte keqpërdorur imazhi im dhe kisha shkruar: “Unë nuk jam serbe (larg qoftë)”, kur ç’të shoh, më vjen një lumë mesazhesh në inbox që më thonin: “S’të vjen turp, ti je personazh publik”; “Kjo nxit urrejtjen ndaj racës”.
Tani njerëz, mos u bëni me memorie të shkurtër. Serbia është një vend i cili ka përdhunuar, ka vrarë, ka masakruar gjakun tonë, shqiptarët e Kosovës dhe për sa kohë, nuk bëjnë një hap mbrapa dhe nuk thonë: “Po, e kemi bërë! Po, kemi masakruar, pushtuar, vrarë dhe përdhurnuar, nuk mund të ketë një dorëdhënie dhe të thuhet: “Po, tani mund të flasim si njerëz të qytetëruar”.
Ajo shtoi se njerëzit nuk duhet të bëhen më katolikë se Papa, në rastet kur kërkojnë që të vijë paqja nga një shtet i masakruar. Më tej, moderatorja publikoi edhe një tjetër postim, ku shkroi: “Edhe një gjë: “Lufta e Kosovës” është koncept i gabuar! Nuk ka pasur luftë. Lufta është kur dy ushtri luftojnë për territor. Të përdhunosh nëna dhe të vrasësh fëmijë quhet MASAKËR!”./Living/