Soni Malaj “nuk pyet” për policinë, rikthehet në Zvicër për koncert pas arrestimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Soni Malaj “nuk pyet” për policinë, rikthehet në Zvicër për koncert pas arrestimit

Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare janë ndaluar nga policia zviceriane më 13 prill dhe u mbajtën në Komisariat për 48 orë. Ndër emrat e përmendur ishin Soni Malaj, Don Phenom dhe Sinan Vllasalliu.

Ishte këngëtari Labinot Rexha, i cili konfirmoi në një farë mënyre lajmin e arrestimit pasi tha për mediat në Kosovë se ai nuk u ndalua nga policia e Zvicrës, pasi ka të drejtë punë në atë vend. Ai tha se është i pajisur me nënshtetësi zviceriane.

Ndërkohë së fundmi, Soni Malaj ka bërë një InstaStory krah Don Phenom ku shkruan se së shpejti do jenë në Zvicër për të performuar. Shpresojmë se koncerti i kësaj herë të jetë pa zarar me shtetitn zvicerian për këngëtarët shqiptarë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy