Stresi flet me superlativa për Noizyn/ “Është super çun, nuk ka lidhje me…”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Stresi flet me superlativa për Noizyn/ “Është super çun, nuk ka lidhje me…”

Stresi dhe Noizy janë dy prej reperëve më të njohur dhe të përfolur në mediat rozë.

 

Prej vitesh ata janë komentuar për armiqësinë e tyre dhe diss-et që i kanë kushtuar njëri-tjetrit. Por tashmë, armiqësia që Stresi ka pasur me Noizyn që prej adoleshencës ka përfunduar dhe jo pak herë ai ka deklaruar se ai dhe Noizy janë dy reperët më të mëdhenj në Shqipëri.

 

Advertisement

Edhe së fundmi Stresi ka publikuar një foto të Noizyt vite më parë dhe ka folur me superlativa ndaj tij.

 

“Në krahasim me atëherë nuk ka lidhje fare. Tani është super, super çun”, shkruan Stresi në rrjetet sociale.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy