Tekstet banale, pendohet Fero: Më ka ardhur turp…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tekstet banale, pendohet Fero: Më ka ardhur turp…

Pas debatit të krijuar në rrjet për tekstet banale të këngëve ,ka reaguar për herë të parë edhe reperi Fero. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus reperi është shfaqur i penduar për tesktet banale që ai vetë ka krijuar teksa ka ndarë edhe momente kur i ka ardhur turp nga tekstet e tij.

“Kur kam qenë pak më i ri edhe unë kam gabuar kam përdorur fjalë të pista. Ka pas raste kur kam qenë me familjen time me familjarët dhe kam dalë në televizor ka dal edhe unë aty. Ne artistët duhet me i heq fjalët e pista e kemi tepru. Unë e kam nis, të tjerët e kanë tepruar më mirë shkon me i mbyll fjalët e pista. Rinia është duke shkuar në anën e gabuar”, deklaroi reperi.

Nga Berlini, reperi ndau gjithashtu lajmin ekskluziv të bashkëpunimit të tij të parë me një artist ndërkombëtar si Capital Bro, këngë e cila pritet të jetë hiti i radhës.

Kam ndryshuar mendim për bashkëpunimet, unë bëj vetëm bashkëpunim me talenta, me njerëz që e meritojnë. Një megahit është duke ardhur dhe do ta zbuloj tek ju ekskluzivitetin. Do të jetë me Capital Bra. Muzikën e kena kry këto ditë presim xhirmet e klipit dhe pastaj del spoti. Unë kam qëndruar me shumë artista të mirë në Kosovë po askush nuk ka guxuar të bëjë bashkpunim me Feron sepse janë friksuar se Fero jua merr famën. Sado artist i fortë me qenë nëse je me Feron dallon shumë. Capital Bra është njëshi në Europë ja ka thy rekordin Bitëllsave për streaming, ai është njishi këtu në Europë, unë jam njishi në Ballkan”, përfundoi Fero.

Advertisement

Tekstet banale, pendohet Fero: Më ka ardhur turp… shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy