Theu rekorde në gjithë botën? Këngëtari i “Gangnam Style” ra në depresion, çfarë ndodhi me Psy

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Theu rekorde në gjithë botën? Këngëtari i “Gangnam Style” ra në depresion, çfarë ndodhi me Psy

Këngëtari koreano-jugore Park Jae-sang, i njohur si Psy fitoi popullaritet në vitin 2012 me këngën “Gangnam Style”. Kënga arriti një numër të madh shikimesh brenda natës, dhe deri në fund të vitit 2012, “Gangnam Style” ishte në krye të listave muzikore në më shumë se 30 vende, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Rusinë, Spanjën dhe Mbretëria e Bashkuar.

Por pas suksesit të jashtëzakonshëm të asaj kënge, këngëtari është “zhdukur”. Çfarë ndodhi me të?

Ai nënshkroi një kontratë me menaxherin e Justin Bieber dhe regjistroi një hit me Snoop Doog dhe ishte i vetëdijshëm se çdo projekt tjetër duhej të ishte më i mirë se “Gangnam Style” në mënyrë që të qëndronte në krye të botës së muzikës. Mirëpo, plani i tij dështoi dhe ai nuk arriti të përsëriste kurrë suksesin e këngës “Gangam Style”.

Psy thuhet se ra në depresion dhe iu kthye alkoolit.

Advertisement

“Nëse jam i lumtur pi, nëse jam i trishtuar pi. Nëse bie shi, pi, nëse ka diell pi”, tha ai në një intervistë.

Sipas  Guinness World Records , “Gangnam Style” (i cili, në kohën e këtij shkrimi, është parë më shumë se 3.4 miliardë herë) u bë shpejt videoja më e pëlqyer ndonjëherë, si dhe videoja më e shikuar. Sigurisht, rekordet janë bërë për t’u thyer. Pavarësisht këtyre shifrave astronomike, Psy nuk është më mbreti i YouTube. Në vitin 2017, “Gangnam Style” u rrëzua nga froni nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth, “See You Again”./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy