U akuzua për përdorim droge/ A do t’i denoncojë vokalisti i “Maneskin” gazetarët francezë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U akuzua për përdorim droge/ A do t’i denoncojë vokalisti i “Maneskin” gazetarët francezë?

Vokalisti i “Maneskin”, Damiano David u pyet në një intervistë nëse mendonte t’i padiste gazetarët francezë që spekuluan se ai kishte konsumuar lëndë narkotike në finalen e “Eurovision 2021”.

 

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj. Por tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, tha Damiano.

 

Advertisement

Pas fitores, në rrjetet sociale qarkulloi një video ku u hodhën dyshime se Damiano kishte marrë kokainë. Mirëpo, ai rezultoi negativ në testin e kryer.

 

“Pas akuzave për përdorim droge në Dhomën Jeshile në Eurovision Song Contest në finalen e madhe në 22 maj, EBU, siç u kërkua edhe nga delegacioni italian, ka kryer një rishikim të plotë të fakteve, duke kontrolluar të gjitha pamjet në dispozicion.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy