Vajza e Brigitte Macron rrëfen për herë të parë sa keq e përjetoi marrëdhënien e nënës së saj me Emmanuel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vajza e Brigitte Macron rrëfen për herë të parë sa keq e përjetoi marrëdhënien e nënës së saj me Emmanuel

Vajza e gruas së Emmanuel Macron nga martesa e parë ka thyer heshtjen mbi lidhjen e shumëpërfolur të nënës së saj me presidentin francez.

Në një intervistë për revistën Paris Match, Tiphaine Auzière, pranoi se është ende e lënduar nga “marrëdhënia e ndaluar” mes mësueses së atëhershme të martuar dhe nxënësit të saj të atëhershëm adoleshent.

Auzière ishte vetëm 10 vjeçe kur mësoi se nëna e saj, e cila punonte si mësuese, po dilte me dikë 25 vjet më të vogël në moshë. Brigitte ishte ende e martuar në atë kohë, kështu që tre fëmijët e saj të vegjël duhej të duronin spekulime të vazhdueshme për një “marrëdhënie të ndaluar” në Amiens, në Francën veriore.

“Kam mësuar shumë për natyrën njerëzore asokohe. E di që në këto momente duhet të përqendrohemi tek ajo që është e rëndësishme dhe të ecim përpara, duke injoruar kritikat. Dhe kishte gjithçka, sulme, thashetheme, dënime… Asokohe nuk kishte të tilla gjëra si rrjetet sociale, por ne jetonim në një qytet të vogël provincial, gjithçka dihej. Pavarësisht kësaj qëndruam me kokën lart. Jam një femër me mendje të hapur, dua të eci përpara dhe kam fituar shumë tolerancë”, tha Auzière, e cila sot është 40 vjeçe, sipas DailyMail.

Advertisement

Ajo ishte veçanërisht e mërzitur që babai i saj i turpëruar, André-Louis Auzière, u detyrua të linte shtëpinë e familjes në vitin 1994, megjithëse ai u divorcua nga Brigitte vetëm në vitin 2006, duke lejuar Macron të martohej me të një vit më vonë.

“Ndarja e familjes mund të jetë edhe trishtim edhe mundësi. Rikompozimi mund të jetë një pasurim. Unë kam një baba dhe njerk të dashur”, tha Auzière, duke shtuar se ajo gjithmonë fliste për babain e saj në kohën e tashme, edhe pse ai vdiq në vitin 2019, në moshën 68-vjeçare.

Revista Paris Match tregon se si Tiphaine ishte fëmijë kur shpërtheu skandali. I riu Emmanuel Macron i binte shpesh ziles së derës së Auzieres, kështu që thashethemet u bënë më të forta dhe, natyrisht, ato patën ndikim te tre fëmijët që ishin në atë shtëpi. Motra e saj Laurence ishte 17 vjeçe në atë kohë dhe ishte kolege e Emmanuel Macron, sepse ata janë në të njëjtën moshë./Living/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy